Ministrja Rizvanolli: Nuk kemi plan ta nacionalizojmë KEDS-in

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Qeveria është e fokusuar që të ketë furnizim me energji elektrike dhe që çmimi i energjisë të jetë i përballueshëm për qytetarët.

“Nuk e kemi luksin as nuk e kemi interesimin që të merremi me problemet se a ka pasur probleme në mënyrën se si është privatizuar KEDS-i, a është dashur të privatizohet distribucioni si aset me rëndësi për sigurinë kombëtare për vendin me interes strategjik, si monopol natyror, si ekonomiste unë mund të them që jo, mirëpo këto janë gjëra që kanë kaluar, ne jemi duke u përpallur me një krizë të paprecedent energjetike dhe gjithë fokusi ynë si i qeverisë dhe gjithë aktereve në sektorë është që sigurojmë furnizim me energji elektrike të rregullt dhe që të minimizojmë efektin në tarifa”, tha Rizvanolli.

E pyetur se a ka Qeveria Kurti plan për nacionalizimin e KEDS-it, Rizvanolli tha se kjo është në planet e Qeverisë.

“Jo nuk ka plane të tilla, nëse them që fokusi ynë i plotë është për të siguruar furnizimin e rregullt për qytetarët dhe për të evituar rritjen e çmimit në masën që është e mundur ne jemi duke e bërë këtë”.

“Ne si qeveri kemi bërë atë që është kemi mundur dhe më e rëndësishmja që kemi bërë dhe që kemi mundur të bëjmë është subvencioni, të sigurohemi që në një kohë kur nuk e kemi pasur një fond për konsumatorët në nevojë t’i mbrojmë të gjithë konsumatorët duke qenë se siç kanë vepruar vendet tjera në rajon por edhe shumë vende në Evropë t’i mbrojmë konsumatorët nga një rritje të cilën edhe rregullatori e ka konsideruar të papërballueshme nëse do të ndodhte ashti siç ka ndodhur”, tha Rizvanolli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dumani “kyç gojën” para policisë, mjekët e shoqëruar: Nuk e njihnim

Story i radhës

Blleki publikon këngën e re “Peru”

Të fundit nga