Ministrja për Financat dhe Ekonominë, Delinda Ibrahimaj ka zbardhur çështjet që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Begaj.
Ibrahimaj tha se u diskutua për çështjen e sigurisë kibernetike, ku institucion raportoi për masat e marra deri më tani.
Ajo tha u diskutua edhe niveli i goditjes si dhe masat që do të merren për të parandaluar sulmet e tjera në të ardhmen.
“Është detyrë e Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Konkluzionet nga takimi i Këshillit, në diskutuam për çështjet e sigurisë kibernetike, ku çdo institucion raportoi për masat e marra , nivelin e goditjes dhe masat që do merren për parandalimin e sulmeve që mund të vijnë në të ardhmen”– tha ministrja Ibrahimaj.
Ky këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë që prej muajit korrik dhe shtator kur hakerat bllokuan sistemin e shërbimeve qeveritare e-albania dhe goditën Policinë e Shtetit. Ndërkohë, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga presidenca lidhur me masat e marra.