Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

November 19, 2024
1 minut lexim

onika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj Gërvallës u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Dibran Jusufi, raporton “Betimi për Drejtësi‘.

Gjykatësi tha se provat janë vlerësuar një nga një dhe u vërtetua se veprimet për të cilat ngarkohet Gërvalla nuk përbëjnë vepër penale.

“Gjykata ka analizur me vëmendje pretendimet e Prokurorisë, por me asnjë provë të vetme nuk gjen që janë përmbushur elementet e veprës penale”, tha gjykatësi Jusufi.

Ai theksoi se nga përshkrimi ligjor, deklarimi i pasaktë i pasurisë së ligjshme paraqet kundërvajtje dhe jo vepër penale, pra çdo mosdeklarim i saktë i pasurisë është kundërvajtje.

Lidhur me sekuestrimin e pasurisë, gjykatësi tha se as Prokuroria nuk ka kërkuar sekuestrim pasi pasuria nuk është fituar me vepër penale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ilir Meta kërkon lirinë, zbardhet dëshmia e tij në Gjykatë: Në bazë edhe të përvojës amerikane më lejoni të ushtroj detyrimet e mia

Story i radhës

Tri ditë pas inagurimit, dëmtohet pllaka e heroit Ismet Krasniqi

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë