Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje në lidhje me një çështje hetimore.
Sipas informacionit të bërë publik, Kumbaro ka qëndruar për rreth katër orë në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e saj përpara prokurorëve të posaçëm.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, ajo ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat, duke sqaruar arsyen e paraqitjes së saj.
Ajo është shprehur se është thirrur nga SPAK në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi rrethana të një hetimi që lidhet me stadiumin “Arena Kombëtare”.
Sipas saj, prania e saj në prokurori nuk ka qenë si e pandehur apo e dyshuar, por thjesht për të dhënë shpjegime mbi çështjen në fjalë.
Burimi: botasot.info


