200 marka per shpetim ne gjermani si u paten zhvatur refugjatet nga kosova ne stankovec 69f39278eefe1

200 marka për “shpëtim” në Gjermani: Si u patën zhvatur refugjatët nga Kosova në Stankovec

April 30, 2026
min lexim

Ushtarët gjermanë po kujdeseshin për refugjatët nga Kosova në kampin e Stankovecit, afër Shkupit.

Disa nga shqiptarët që u desh të vijnë këtu, për shkak të luftës në vendin e tyre, do ta kishin fatin të shkojnë për në Gjermani.

Të përzgjedhurve u vendosej nga një vulë në dorë, e cila tregonte adresën se ku do të strehoheshin, kur të shkonin në vendin evropian.

Por, jo gjithçka pati shkuar mirë derisa bëhej procesimi për ata të cilëve u ra hise të shkojnë në Gjermani

Atmosfera ishte shumë e tensionuar, në këtë ditë të prillit 1999, pasi në kamp kishin dalë zëra për ryshfet dhe zhvatje.

Refugjatët pretendonin se një burrë u kërkonte para për t’u siguruar atyre një vend në listat e personave që do të zhvendoseshin në Gjermani.

Ai edhe u pa duke u larguar me nxitim për t’u fshehur në një automjet, teksa po i kërkohej llogari.

Në mesin e kosovarëve kishte mëdyshje nëse ky rast duhet të bëhet publik.

Njëri nga refugjatët, Mehmet Ferizi, të cilin e kishte intervistuar agjencia e lajmeve Associated Press, kishte thënë se i ishin kërkuar të paguante 100 deri në 200 marka gjermane që emri i tij të përfshihej në listën e personave që do të dërgoheshin me avion në Gjermani. Njëqind marka të atëhershme mund të kenë pasur vlerës e më shumë se 100 eurove sot.

“Edhe jemi mbet këtu gjithë ditën e lume, na thonë shkoni e hajdeni në gjashtë sahati. Kejt me dallavere tu punu, paret tu i marrë, tu i ba plaçkë popullit refugjat prej Kosovës”, kishte thënë ai.

Burri që pretendohej se kërkonte para thuhej se ishte një civil maqedonas, që punonte si shofer për një nga agjencitë ndërkombëtare që operonin në këtë shtet

“Ky njeri është tu i ba plaçktë te autobusi, njerëzve tu hyp në autobus po ua merr nga 100 marka, 200 marka edhe janë njerëzit tu prit prej sabahit deri qitashti edhe kurrfarë informate nuk kemi për Gjermani”, shtoi Ferizi.

Qindra mijëra kosovarë kishin ardhur në Maqedoni, si refugjatë, për të shpëtuar nga lufta në vendin e tyre, gjatë vitit 1999.

Edhe më shumë se këtu, kishin shkuar në Shqipëri.

Disa nga ta, ishin marrë dhe dërguar në vende të ndryshme nëpër botë.

Forcat serbo-jugosllave kishin vrarë gati 15 mijë veta, shumica e të cilëve pasi NATO kishte filluar sulmet e saj ajrore ndaj Beogradit zyrtar, më 24 mars 1999.

Këto sulme nisën pas dështimit të marrëveshjes së Rambujesë. Serbia kishte refuzuar planin e NATO-s që të ndal luftën në Kosovë dhe të pranojë futjen këtu të rreth 30 mijë trupave të Aleancës Veriatlantike.

Delegacioni kosovar, në krye me Hashim Thaçin, e kishin pranuar atë.

Fushata e bombardimeve të NATO-s zgjati 78 ditë ndërsa mori fund me kapitullimin e Serbisë, më 9 qershor të atij viti.

Kosova u pati çliruar dy ditë më pas. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kina do ndaloje shitjen e droneve per arsye sigurie 69f3918694ead
Lajmi i mëparshëm

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për arsye sigurie

ministrja e arsimit mirela kumbaro deshmon per rreth 4 ore ne spak 69f392d476342
Lajmi i radhës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dëshmon për rreth 4 orë në SPAK

Të fundit nga

Gjermani, kjo është norma e rritjes ekonomike

Ekonomia gjermane u rrit me 0.3% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi zyrtar të publikuar të enjten. Shifra çuditërisht pozitive, bazuar në të
ShkoLartë