ministria e shendetesise vazhdon me mbeshtetjen dhe avancimin e statusit te infermiereve dhe akushereve 6a00912133857

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me mbështetjen dhe avancimin e statusit të infermierëve dhe akusherëve

May 10, 2026
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me rastin e shënimit të javës kombëtare dhe evropiane të infermierëve dhe akusherëve, theksoi rolin kyç të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe akusherëve si shtyllë e sistemit shëndetësor, nga parandalimi dhe diagnostikimi, deri te rehabilitimi dhe mbështetja e pacientëve dhe familjeve të tyre.
“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për forcimin e burimeve njerëzore në institucionet publike shëndetësore, ku janë realizuar mbi 1.250 punësime në sektorin publik shëndetësor, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme janë infermierë. Në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike të punonjësve shëndetësorë, muajin e kaluar është nënshkruar marrëveshje kolektive me Sindikatën e të Punësuarve në Qendrën Klinike dhe Sindikatën e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, me të cilën parashihet rritje e pagave prej 7 për qind me pagën e muajit mars, si dhe është përcaktuar dinamika për rritje të mëtejshme të pagave në periudhën e ardhshme”, theksoi ministri Aliu në fjalimin e tij në akademinë solemne, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve ZMSTAM.
Ministria mbetet e përkushtuar për avancimin e vazhdueshëm të infrastrukturës shëndetësore, përmirësimin e statusit të infermierëve dhe akusherëve, si dhe mbështetjen e arsimimit dhe zhvillimit të tyre profesional.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ciljeta flet per raportin me djalin e burrit eshte pjese e imja e jetes sime 6a008b42753d8
Lajmi i mëparshëm

Çiljeta flet për raportin me djalin e burrit: Është pjesë e imja, e jetës sime

vapa mberrin para vere mjeket paralajmerojne ndryshimi i menjehershem i temperaturave godet organizmin 6a00926dccde4
Lajmi i radhës

Vapa mbërrin para vere, mjekët paralajmërojnë: Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave godet organizmin

Të fundit nga

ShkoLartë