Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë jep detaje për takimin e Johnson-Zelensky

1 minut lexim

Mbi vizitën e papritur të kryeministrit në Ukrainë që po ndodh aktualish ka dhënë më shumë informacione Ministria e Mbrojtjes, raporton Sky News, përcjall Bota sot.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se takimi i tyre është ende duke vazhduar.

Ai tha se bisedimet mes tyre do të zgjasin gjysmë ore përpara një takimi më të gjerë dypalësh me stafin tjetër diplomatik të pranishëm.

Ndërkohë, ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka lavdëruar zotin Johnson për të qenë udhëheqësi i parë i G7 që viziton Ukrainën.

Ata shkruajtën në Twitter: “Bëhuni të guximshëm, si Boris. Bëhuni të guximshëm, si Ukraina”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendet një person i pajetë në aksin Milot – Rrëshen

Story i radhës

149 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga