Gjendet një person i pajetë në aksin Milot – Rrëshen

1 minut lexim

Dyshohet se është aksidentuar nga një makinë në lëvizje

Rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor Milot – Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë të rrugës, pa shenja jete, shtetasi Zef Keci 68 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë.

Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake e trupit të tij dyshohet se 68-vjeçari është aksidentuar nga mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar, ndërkohë që po vijojnë hetimet për gjetjen dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pala mbrojtëse ankimon vendimin për paraburgim ndaj Zekirit

Story i radhës

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë jep detaje për takimin e Johnson-Zelensky

Të fundit nga