Ukraina ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes dhe dy banka shtetërore janë goditur nga një sulm kibernetik.
Ministria e konfirmoi këtë në mediat sociale duke thënë se ishin “ndoshta” në shënjestër dhe se ishin duke punuar për të rimarrë faqen e tyre zyrtare.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se bankat të cilat ishin sulmuar ishin Privatbank dhe Oschadbank.
“Privatbank siguron se nuk ka asnjë kërcënim për fondet e depozituesve,” thuhet në një deklaratë të Qendrës së Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit.
Ukraina nuk përmendi asnjë të dyshuar se qëndron pas sulmit, por duket se gishtin ia drejton Moskës, pas tensioneve të shtuara
“Është e mundur që agresori të ketë përdorur pak taktika të pista, sepse planet e tij agresive nuk po funksionojnë në shkallë të gjerë,” tha autoriteti ukrainas.
Nuk është hera e parë që Kievi fajëson Moskën për sulme të ngjashme kibernetike në javët e fundit, shkruan Euronews.