Rama: Opozita e marr peng nga 2 persona pa legjitimitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit mazhoranca futet me një ofertë për komunitetet ndërsa përballë janë 2 krahët e Partisë Demokratike që janë në garë me njëri-tjetrin.

“Përballë kemi dy forca që janë në një nxjerrje kunji me njëra tjetrën, “Kush jam unë e kush je ti”, dhe që të dyja janë pa legjitimitetin moral për të qenë aty ku janë”.

Rama tha se përçarja e opozitës është dramatike pasi ka ndarë edhe qytetarët.

“Është një përçarje e madhe, që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull edhe tek njerëzit”.

Në intervistën që dha për Zërin e Amerikës gjatë qëndrimit në Washington, Rama u pyet edhe për hetimin e çështjes së inceneratorëve, për të cilën kryeministri theksoi se SPAK duhet të bazohet në prova ndërsa përgjegjësitë janë individuale.

“Nëse ka njerëz që “kanë ngjyer gishtin apo dorën” në një proces, i cili është bërë për t’i shërbyer vendit, për t’i shërbyer komuniteteve, për një Shqipëri më të pastër dhe për komunitete më të shëndetshme sigurisht që ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar”.

I pyetur për çështjen e korrupsionit Rama tha se i merr me rezerva raportet ndërkombëtare.

“Për hir të së vërtetës unë kam mësuar bashkë me eksperiencën, të mos i marr të mirëqena deri në fund të gjitha këto lloj indeksesh që publikohen”.

Rama iu përgjigj edhe propozimeve të opozitës për një ndarje tjetër territoriale ku tha se ndan një tjetër ide nga ajo e opozitës.

“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Reforma zgjedhore nuk të jep fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull, zgjedhjet fitohen duke marrë votat e njerëzve”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë dhe dy banka goditen nga sulmet kibernetike, fajësohet Rusia

Story i radhës

Kjo është kënga e re e Alban Ramosajt

Të fundit nga