ministria e jashtme e iranit ende po shqyrtojme propozimet e shba se per ti dhene fund luftes 69fccd9f4fdf5

Ministria e Jashtme e Iranit: Ende po shqyrtojmë propozimet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës

May 7, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei këtë enjte ka deklaruar se Irani ende po shqyrton mesazhet nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet ndërmjetësimit pakistanez. Ai theksoi se Irani ende nuk e ka finalizuar përgjigjen e tij ndaj një propozimi të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Teherani pritet t’ua dorëzojë përgjigjen e tij ndërmjetësve në lidhje me propozimin e SHBA-së të enjten, tha një burimpër CNN.

“Irani ende nuk ka arritur në një përfundim përfundimtar dhe asnjë përgjigje nuk i është dhënë palës amerikane”, tha Baghaei.

Propozimi njëfaqësh i SHBA-së synonte të shpallte fundin e luftës, duke shkaktuar një periudhë negociatash 30-ditore për të zgjidhur pikat e vështira, duke përfshirë çështjet bërthamore, asetet e ngrira iraniane dhe sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, sipas një burimi rajonal të njohur me negociatat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brace ngre alarmin per kontrabande nafte me kosoven 731 milione litra dyshohet se tregtohen ne shqiperi 69fccd54ccf53
Lajmi i mëparshëm

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

artisti aleksander gjelaj vjen me nje super projekt e thote oj nane 69fccf0557585
Lajmi i radhës

Artisti Aleksandër Gjelaj vjen me një super projekt e thotë “Oj nanë”

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë