Ministria e Financave në RMV: Kemi kursyer rrymë me fikjen e kompjuterëve

October 26, 2022
1 minut lexim

Ministria e Financave ka dalë me një shpjegim se si ka bërë kursim prej 32 për qind në konsumin e energjisë elektrike për muajin shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Nga MF theksojnë se pjesë e masave që janë ndërmarrë janë fikja e kompjuterëve në momentin që nuk janë përdorur, si dhe vendosja e sensorëve për të fikur dritat.

“Fikeni dritat kur nuk janë të nevojshme, ne këtë e bëmë në shtator, përdorni dritën natyrale gjatë ditës, kjo kursen edhe në ndriçimin si dhe në ngrohjen e dhomës, fikni kompjuterin kur nuk ju nevojitet, punonjësit tanë e bënë këtë njëjtë. Në korridore, dritat ndizen nga një sensor dhe ndriçohen vetëm kur është e nevojshme. Këto janë masat që na kanë sjellë deri në 32% ulje të konsumit.

Të vazhdojmë dhe të mundohemi që të gjithë të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj krize me sa më pak pasoja për të gjithë ne. Energjia elektrike është një e mirë për të cilën të gjithë kemi nevojë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski pas takimit me Von der Layen: Marrëveshja me Frontex historike, shpresojmë në ndihmën e BE-së për krizën energjetike

Story i radhës

MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë