Ministria e Ambientit: Po e monitorojmë cilësinë e ajrit në Tetovë

May 31, 2022
1 minut lexim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se po monitorohen cilësia e ajrit në qytetin e Tetovës.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me kompetencat e saj, po monitoron dhe publikon rregullisht të dhënat nga stacioni për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit në Tetovë, që është plotësisht funksional, mirëpo të dhënat nuk janë të dukshme në ueb faqen e MMJPH-së për shkak të problemeve teknike me serverin kryesor”, thonë nga Ministria.

Të njëjtit, MMJPH i publikon rregullisht, në çdo orë, pasditeve dhe mbrëmjeve duke filluar nga ora 6 e mëngjesit publikohen dhe do të publikohen gjatë ditës.

Të dhënat janë të disponueshme në ueb faqen e MMJPH-së dhe në profilin zyrtar në FB të Ministrisë.

Për momentin vërehet një rritje e vogël e disa parametrave të caktuar dhe nuk ka vend për panik.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca ndalon përdorimin e termave Anglezë të gaming

Story i radhës

Vuçiç përfshin Kosovën në betimin e tij si president i Serbisë: Do përpiqem ta ruaj si pjesë tonën

Të fundit nga

ShkoLartë