Ministria britanike e mbrotjes: Trupat ruse s’arritën përfitime të mëdha në 24 orët e fundit

April 23, 2022
1 minut lexim

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se trupat ruse nuk kanë arritur përfitime të mëdha në 24 orët e fundit.

“Megjithë aktivitetin e shtuar, forcat ruse nuk kanë bërë asnjë fitim të madh në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, thuhet në raport.

Ata thanë se forcat ajrore dhe detare të Rusisë ”nuk kanë vendosur kontrollin në asnjë fushë për shkak të efektivitetit të mbrojtjes ajrore dhe detare të Ukrainës duke zvogëluar aftësinë e tyre për të bërë përparim të dukshëm”, raporton BBC .

“Me gjithë pushtimin e deklaruar të Mariupolit në Ukrainën juglindore, luftimet e rënda vazhdojnë të zhvillohen duke frustruar përpjekjet ruse për të pushtuar qytetin. Kjo po ngadalëson përparimin e tyre të dëshiruar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës”, thuhet tutje në këtë raport.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita dhe disa mjete të informimit, veprojnë si Kolonë e 5-të

Story i radhës

Rekord historik në futbollin e femrave, Barcelona thyen rekordin e tifozëve në stadium

Të fundit nga

ShkoLartë