Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian t’ua ndalojë hyrjen turistëve rusë, duke e përshkruar masën si të përshtatshme pasi shumica e rusëve e mbështetën “luftën gjenocidale të agresionit rus” kundër Kievit.
“Koha për gjysmëmasa ka ikur,” tha Kuleba për Reuters, teksa ministrat e jashtëm të BE-së ishin gati të takoheshin në Pragë të mërkurën.
“Vetëm një politikë e ashpër dhe e qëndrueshme mund të japë rezultate”.
Ministrat evropianë pritet të bien dakord për pezullimin e një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave me Moskën, që do të thotë se rusët do të duhet të presin më gjatë dhe të paguajnë më shumë për vizat, teksa blloku ka gjasa që të mos vendos bllokadë ndaj rusëve, shkruan Reuters.