Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nesër dhe pasnesër do t’i vizitojë Hagën dhe selinë e EUROPOL-it në Mbretërinë e Holandës.
“Gjatë vizitës në EUROPOL, Spasovski do të realizojë takim me drejtoreshën ekzekutive, Katrin De Bol, ndërsa pastaj do të marrë pjesë në prezantime nga ana e ekspertëve nga EUROPOL-i për punën e Qendrave Operative, si dhe vizitë në byronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Europol”, informojnë nga MPB.
Ministri Spasovski do të realizojë takim dypalësh me zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm për menaxhim me emigrimin ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Euke Faber, ndërsa do të takohet edhe me konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Holandës, Beno Fridberg.