Ministri slloven: Putinit t’i dërgohet mesazh i qartë – çmimi i luftës është shumë i lartë

February 2, 2022
1 minut lexim

Ministri slloven i Mbrojtjes Matej Tonin deklaroi sot, pas bisedimeve me homologun e tij britanik Ben Wallace në Lubjanë, se Sllovenia nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, por do të mbetet një anëtare e besueshme e NATO-s.

Pas bisedimeve kushtuar situatës në Ukrainë, Tonin tha se nuk dëshiron që të shpërthejë një luftë në Evropën Lindore, por se Rusisë duhet t’i dërgohet një mesazh i qartë, transmeton Hina.

Në Ukrainë, paqja është sigurisht më e mirë dhe më e keqe se një luftë e mirë, tha Tonin, duke shtuar se vendi i tij “për momentin” nuk po konsideron dërgimin e armëve, siç kanë bërë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, për shkak të “mundësive të kufizuara” të pranimit të armëve dhe pajisjeve që Ukraina mori nga vendet tjera.

“Më duket se është thelbësore që ne t’i dërgojmë Putinit një mesazh të qartë dhe brenda kornizës së aleancës në NATO se çmimi i luftës është thjesht shumë i lartë,” tha Tonin pas takimit me ministrin britanik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?

Story i radhës

Mustaqe më të çuditshme se të Adrian Gaxhes nuk keni parë

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë