ministri shqiptar i mbrojtjes takohet me zv sekretaren e nato s diskutojne per sigurine ne ballkanin perendimor 6a19ee3210f1c

Ministri shqiptar i Mbrojtjes takohet me zv.sekretaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

May 29, 2026
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska, ku është diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, angazhimin e Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s.

Gjatë takimit, ministri Nufi ka rikonfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje.

Sipas ministrit, rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës.

Palët diskutuan gjithashtu për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe rigjallërimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Ministri shqiptar theksoi se ka zhvillime inkurajuese dhe interes në rritje nga partnerët ndërkombëtarë të industrisë së mbrojtjes.

Në takim u trajtuan edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara më 7 dhe 8 korrik, ndërsa Nufi nënvizoi rëndësinë e organizimit të Samitit historik të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Një tjetër temë e diskutuar ishte forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët, si pjesë e rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë kombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

osmani kur bashkohet vullneti i njerezve nuk ka pengese qe e ndal ndryshimin 6a19edb2290c7
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Kur bashkohet vullneti i njerëzve, nuk ka pengesë që e ndal ndryshimin

putin thote se rusia ka mjetet per te shkaterruar kedo qe sulmon enklaven e kaliningradit 6a19ee9085ec3
Lajmi i radhës

Putin thotë se Rusia ka mjetet për të shkatërruar këdo që sulmon enklavën e Kaliningradit

Të fundit nga

ShkoLartë