Ministri Shaqiri: Embla kthehet në mesin e shoqeve dhe shokëve të klasës

February 3, 2022
1 minut lexim

Jeton Shaqiri

Nxënësja e klasës së katërt Ëmbla Ademi nga Gostivari nuk e ka ndjerë gëzimin e kthimit në shkollë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, sepse, fatkeqsisht në shoqërinë tonë akoma ka stereotipe dhe paragjykime për personat me nevoja të veçanta.

Por, për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj.

Lumturia në sytë e Ëmblës është lumturia jonë e përbashkët. Fitore e shoqërisë dhe vlerave të vërteta njerëzore. Uroj që situata të tilla të mos ndodhin më. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në ndërgjegjësimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ata nuk janë të ndryshëm nga të tjerët dhe meritojnë qasje të barabartë në arsim cilësor si gjithë të tjerët. Është një e drejtë themelore dhe ne jemi të detyruar ta mundësojmë, të krijojmë kushte në të cilat çdo fëmijë do të zhvillohet dhe realizojë potencialin e tij të plotë.

Të dëshmojmë se ngritja e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor është prioriteti ynë kryesor dhe një proces që ne do të vazhdojmë ta zbatojmë.

E nderuara Ëmbla , të uroj suksese në shkollimin e mëtutjeshëm. Unë qëndroj pas teje në çdo betejë tjetër! ❤️

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Story i radhës

Për herë të parë në 18 vite Facebook shënon rënie

Të fundit nga

ShkoLartë