Ministri Sali pret në takim ambasadorin Reka: Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik është prioritet i të dy vendeve

February 2, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot ka pritur në takim ambasadorin shqiptar Fatos Reka. Bashkë kanë kontaktuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik është prioritet i të dy vendeve.

Statusi i ministrit Sali:

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik, zbatimi i politikave globale dhe europiane, bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e shëndetësisë, si dhe zbatimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm ishin temat e takimit të sotëm me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Sh. T., z. Fatos Reka.

Duke diskutuar, ramë dakord për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa segmente të sistemit shëndetësor, shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave dhe ndjekjen e trendeve moderne në shëndetësisë.

E falënderova Ambasadorin për vizitën dhe konkluduam që takimet e këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vanhoutte: Ideja për një njësi zgjedhore nuk është e mirë

Story i radhës

Google lançon Gmail-in e integruar

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë