Vanhoutte: Ideja për një njësi zgjedhore nuk është e mirë

“Me një njësi zgjedhore shumica e qytetarëve nuk do të përfaqësohen në Kuvend”, kështu thotë eksperti belg, Peter Vanhoutte, i cili nuk e mirëpret as kërkesën për uljen e deputetëve në Kuvend, as heqjen e apanazhës.

Vanhoutte, i cili ka qenë i angazhuar në procesin e negociatave për “Marrëveshjen e Përzhinos”, është kundër idesë për ndryshimin e modelit zgjedhor në Maqedoni, gjegjësisht të ketë vetëm një njësi zgjedhore.

“Iniciativa për një njësi zgjedhore nuk është e mirë, pasi do të përfundoni me shumicë deputetësh prej Shkupi. Është e rëndësishme që deputetët ta përfaqësojnë njësinë zgjedhore dhe fushën ku janë zgjedhur. Me një njësi zgjedhore shumica e qytetarëve nuk do të jenë të përfaqësuar në Kuvend”, thotë Vanhoutte në një deklaratë për “Nezavisen”.

Atij nuk i bën përshtypje ideja e OBRM-PDUKM-së për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend dhe garancitë e tyre se kjo do të kursente para për shkolla, kopshte etj, dhe do ta racionalizonte punën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rendi i ri botëror” me Rusinë dhe dominimi serb në Ballkan

Story i radhës

Ministri Sali pret në takim ambasadorin Reka: Forcimi i bashkëpunimit rajonal në shëndetin publik është prioritet i të dy vendeve

Të fundit nga