Ministri Sali në Kërçovë takon Deharin, diskutojnë mbi objektin e Spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot ka vizituar qytetin e Kërçovës me çka është takuar me kreun e komunës Fatmir Deharin dhe bashkë kanë inspektuar ndërtimin e Spitalit të ri në këtë qytet, kështu ka njoftuar ministri Sali në rrjetet sociale.

Sot isha në vizitë në Komunën e Kërçovës, ku realizova takim me kryetarin e Komunës z. Fatmir Dehari.

Diskutuam për sfidat me të cilat përballemi në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe për mundësitë e tejkalimit të tyre.

Menjëherë pas takimit, së bashku me kryetarin Dehari, e vizituam objektin e ri të spitalit të Kërçovës, ku e konstatuam gjendjen aktuale në terren.

Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në sfidat e identifikuara dhe tejkalimin e tyre në interes të përparimit të shërbimeve shëndetësore për kërçovarët.

>

Story i mëparshëm

Nuredini: Sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme është një përgjegjësi e përbashkët

Story i radhës

Drejtori i NP Higjena Komunale-Shkup Zudi Enuzi morri pjesë në aksionin për pastrimin e malit Vodno

Të fundit nga