Drejtori i NP Higjena Komunale-Shkup Zudi Enuzi morri pjesë në aksionin për pastrimin e malit Vodno

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup sot morri pjesë në aksionin masiv “Pastrimi i përgjithshëm i fundjavës” për pastrimin e shpatit të malit  të Vodno, me përkrahje të Qytetit të Shkupit, organizuar nga „Man and Mountain”, SHA “Birarria” Shkup dhe Pakomak.

“Përafërsisht 250 vullnetarë iu bashkuan aksionit, duke pastruar lëvizjen nga maja deri në mes të Vodnos, duke mbledhur një sasi të madhe mbeturinash të hedhura gjatë festave të fundit. Mbeturinat e grumbulluara kryesisht janë përzgjedhur, ku fraksionet e përdorshme si plastika, kanaçet dhe qelqi janë deponuar në kontejnerë të posaçëm për seleksionimin e mbeturinave, ndërsa mbeturinat tjera janë transportuar menjëherë nga ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup”, ka deklaruar drejtori Zudi Enuzi.

Fillimin e këtij aksioni bashkë me drejtorin e NP Higjena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi e shënuan edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, organizatorët e aksionit dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

Story i mëparshëm

Ministri Sali në Kërçovë takon Deharin, diskutojnë mbi objektin e Spitalit

Story i radhës

Sot 11 raste reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete

Të fundit nga