Ministri polak: Ukraina të tërheqë ankesën kundër Varshavës në OBT

September 27, 2023
1 minut lexim

Ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus i bëri thirrje Ukrainës që të tërheqë ankesën që ka bërë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Varshavës, transmeton Anadolu.

Ministri Telus bëri një vlerësim pas një bisede që zhvilloi përmes internetit me homologun ukrainas, Mykola Solskyi.

“Pozicioni i Polonisë është i qartë kur bëhet fjalë për drithin. Drithi që vjen nga Ukraina nuk mund të hyjë në tregun e Polonisë. Pala e Ukrainës e kupton pozicionin tonë”, tha Telus.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që të tërheqë ankesën që ka bërë në OBT kundër Polonisë për shkak të zgjatjes së embargos që ajo zbaton ndaj importit të produkteve nga vendi.

“Është e nevojshme të formohet mekanizëm bashkëpunimi në mënyrë që drithi ukrainas të mund të kalojë pa probleme në Evropë”, nënvizoi Telus duke shtuar se kjo është e nevojshme për të mirën e Polonisë dhe Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian më 15 shtator hoqi ndalesën e përkohshme për importimin e grurit, misrit, farës rapesë (kolzës) dhe të lulediellit nga Ukraina, por Polonia, Hungaria dhe Sllovakia vendosën që këto kufizime t’i zgjasin në mënyrë të njëanshme. Pas këtij veprimi Ukraina u ankua kundër 3 vendeve në OBT.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

Story i radhës

Kina: Stërvitja ushtarake rreth Tajvanit synon të frenojë “arrogancën e separatistëve”

Të fundit nga

ShkoLartë