Ministri Krasniqi pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

1 minut lexim

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Imri Ahmeti, Kryetar i Komunën e Lipjanit, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të Komunës dhe Qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

 Ministri Krasniqi dhe Kryetari Ahmeti, kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

 Gjithashtu, kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, siç janë: asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, projekti për rregullimin e hapësirave publike dhe rregullimi i shtratit të Lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.

Image

Pamje nga takimi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve Wudy

Story i radhës

Në Maqedoni, diskutohet mundësia që gjendja e krizës të vazhdohet deri më 30 prill 2023

Të fundit nga