ministri i shendetesise bekim sali e vizitoi universitetin e tetoves 6206a1413393f

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin e Tetovës

February 11, 2022
1 minut lexim
273773036 1373340086442768 7001854979224661559 n 1

Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së vendit tonë Bekim Sali, i shoqëruar nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Amir Elezi dhe deputeti i Kuvendit të RMV-së Prof. Dr. Hysni Ismaili, sot realizoi një vizitë pune në Universitetin e Tetovës, ku u prit nga rektori Prof. Dr. Reshat Qahili, prorektori për Arsim, Prof. Dr. Vullnet Ameti, kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Sekretari i përgjithshëm Jur. Dipl. Adem Beadini, prodekani për Shkencë i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Doc. Dr. Sahmedin Sali, si dhe profesori i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Faton Shabani.

Në këtë takim pune u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Klinik të Tetovës. Kjo ishte vizita e parë e ministrit Bekim Sali që e realizon në një institucion të arsimit të lartë në vend, ndaj dhe u theksua roli dhe rëndësia e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, gjatë procesit të vaksinimit, ku studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit tonë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Tetovës u përfshinë në procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër përhapjes së pandemisë në rajonin e Pollogut.

Në fokus të këtij takimi ishin edhe realizimi i projekteve kapitale në infrastrukturë, projekteve të ndryshme kërkimore-shkencore, mbështetja e kuadrove universitarë në projektet e tyre hulumtuese, mbështetja e studentëve përmes bursave, me theks të veçantë e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë si dhe shqyrtimi i formave të tjera të bashkëpunimit.

Në mbyllje të këtij takimi, palët ranë dakord që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit objektivave të përbashkëta institucionale.

273858144 1373340486442728 7896125069687197773 n273744699 1373340313109412 7608624314927055522 n

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shba i kerkon qeverise kanadeze te nderhyje per ti dhene fund bllokades nga protesta ne kufi 62069c534c39f
Story i mëparshëm

SHBA i kërkon qeverisë kanadeze të ndërhyjë për t’i dhënë fund bllokadës nga protesta në kufi

berisha basha dhe rama po shesin siperfaqe ndertimi ne portin e durresit 6206a22d9a792
Story i radhës

Berisha: Basha dhe Rama po shesin sipërfaqe ndërtimi në portin e Durrësit!

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë