Berisha: Basha dhe Rama po shesin sipërfaqe ndërtimi në portin e Durrësit!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Durrësit se porti është kthyer në pronë të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Berisha thotë se kompania në emër të Ramës dhe Bashës ka nisur të shesë sipërfaqe ndërtimi në port pasi e blenë atë nga investitori arab.

“E megjithatë brigjet e tij i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj jo erozioni por betoni nga lakmia, nga babëzia e papërmbajtur e një grupi njerëzish që i janë përveshur Durrësit në kurriz dhe duan të pasurohen me çdo kusht. Duke zaptuar të gjitha hapësirat e tij. Duke i shndërruar plazhet në zona udhëtimi horror. Durrësi me potencialet e tij të jashtëzakonshme, me shpirtin punëtor të qytetarëve të tij mund të krijonte dhe krijon vlera për vete dhe mbarë Shqipërinë e megjithatë përsëri djem dhe vajza të Durrësit marrin rrugët dhe largohen.

Qytetarët e Durrësit marrin me lista ushqime në dyqane. Varfëria troket më shumë në dyert e këtyre qytetarëve, banorëve të komunave përreth. Dhe kjo jo se nuk jeni punëtorë por sepse politikat që ndiqen janë anti qytetare. Kanë synim pasurimin  e qeveritarëve. Kanë synim frikën, mbjelljen e terrorit. Çmimet janë rritur si asnjëherë tjetër këtë vit. Statistika zyrtare thotë se vetëm zarzavatet u rritën 17%. Në 8 vite ka ndodhur beton, Gjush, beton dhe asgjë tjetër. Tani së fundmi në një akt të pashembullt në 3 mijë vite Rama dhe Brava i vërsulen portit të Durrësit.

Vjen një ditë gjen një arab multimiliarder na thonë se do e bëjë Portin si Dubai. Pronat e durrsakëve nuk mund të jenë pronë e kompanisë Rama-Basha. Emari na del se pasi krijoi kompaninë me menaxherin e kompanisë së Lul Bravës, thotë nuk jam më. Ia shita. Kujt ia shiti, kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu Emarit aksionit. Emri i saj është fshehur në skemat ofshorë të parave të pista. Është në emër të Edi Ramës dhe Lulzim Bravës. Mos bli asnjë metër katror nga mafia Rama Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi. Gjithçka do i nështrohet një procesi transparent. Porti është i qytetarëve të Durrësit”, tha Berisha.

Ai atakoi kandidatët e Ramës dhe Bashës në Durrës. Në lidhje me kandidaten socialiste Emirjana Sako, Berisha u shpreh se ajo përfaqëson Vangjush Dakon, ndërsa kandidatin demokrat Luan Hoti e cilësoi kopje durrsake të Lulzim Bashës duke qenë se nuk u fut në primaret e 31 Janarit.

“Zonja Sako përfaqëson 100% Gjushin dhe asnjeri tjetër. Problemi është se individidualiteti i saj është Gjushi dhe vetëm Gjushi. A do vazhdohet 20 vite me Gjushin? Kurrë më. Hoti është kopja durrsake e Lul Bravës”, u shpreh ish kreu i PD.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e vizitoi Universitetin e Tetovës

Story i radhës

Intel Confirms its Crypto Mining Plan, Uber Repeats its Crypto Intentions + More News

Të fundit nga