Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia dëshiron të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të arritur paqen.
Ndër të tjera thotë se Turqia ka lidhje të forta me Ulrainën dhe Rusinë. Për këtë arsye, lufta po prek edhe Turqinë, ashtu si shtetet e tjera të botës.
“Ne e kundërshtuam fuqishëm aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Nëse bota do të kishte dhënë përgjigjen e duhur ndaj aneksimit të Krimesë, atëherë ne nuk do të ishim në këtë situatë sot”, shtoi Çavuşoğlu.
Ai beson se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje. Pavarësia e Ukrainës është ndër kushtet e diskutuara dhe Turqia dëshiron që të njihet si shtet i pavarur që t’i jepet fund luftës.