Ministri i dytë izraelit viziton Arabinë Saudite për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare

Ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, ka mbërritur në kryeqytetin saudit Riad për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare, sipas mediave izraelite, transmeton Anadolu.

Autoriteti zyrtar izraelit i transmetimit tha të hënën vonë se Kahri u shoqërua nga anëtari i Knessetit, David Bitan, dhe zyrtarë nga Ministria e Komunikimit për t’iu bashkuar Kongresit të Katërt të Jashtëzakonshëm të Unionit Universal Postar.

Nga ana e saj, e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se delegacioni përbëhet nga nëntë zyrtarë dhe viziton Arabinë Saudite gjatë periudhës 1-5 tetor.

Kahri është ministri i dytë izraelit që viziton Arabinë Saudite në më pak se një javë pasi ministri i Turizmit Haim Katz vizitoi mbretërinë më 26 shtator për të marrë pjesë në një ngjarje të OKB-së në lidhje me turizmin.

Muajt e fundit janë parë përpjekje nga ana e SHBA-së për t’u arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Arabia Saudite dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe Riadi këmbëngul se çdo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin duhet të përfshijë një komponent që avancon përpjekjet për të krijuar një shtet palestinez, gjë që Izraeli deri më tani e ka kundërshtuar kategorikisht.

Gjashtë vende arabe kanë lidhje diplomatike me Izraelin, duke filluar me Egjiptin në vitin 1979, Jordaninë në 1994, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në shtator 2020, dhe më pas Sudanin dhe Marokun më vonë po të njëjtin vit.





Story i mëparshëm

Iran, arrestohen 7 anëtarë të DEASH-it

Story i radhës

Chelsea monitoron yllin 28-vjeçar të Serie A

Të fundit nga