Iran, arrestohen 7 anëtarë të DEASH-it

Në Kerman të Iranit janë arrestuar shtatë persona me arsyetimin se ishin anëtarë të organizatës terroriste DAESH, transmeton Anadolu.

“Rrjeti i organizatës terroriste DEASH, i cili po përgatitej për një aksion në Kerman, u zbulua nga policia dhe njësitë e inteligjencës dhe u ndaluan shtatë anëtarë të këtij rrjeti”, ka thënë prokurori i provincës Kerman, Mehdi Bakhshi, sipas Agjencisë Studentore të Lajmeve (ISNA).

Zyrtari iranian nuk ka dhënë informacion për identitetin e personave në fjalë.





Story i mëparshëm

Hyjnë në fuqi tarifat roaming, sa do të paguajnë përdoruesit kur udhëtojnë në BE

Story i radhës

Ministri i dytë izraelit viziton Arabinë Saudite për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare

Të fundit nga