Ministri i Brendshëm tregon detaje nga marrëveshja me Athinën: Jo më mure e tela me gjemba, por…

February 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli sot në Kuvend mbi marrëveshjen e përbashkët Shqipëri-Greqi për ngritjen e një qendre të përbashkët policore dhe doganore mes dy vendeve. 

Çuçi tha se në qendër do shërbejnë policë e doganier grekë e shqiptarë që do shkëmbejnë informacione për parandalimin e krimit, kryesisht atë kufitar.

“Kjo qendër do rris cilësisht bashkëpunimin me fqinjët dhe sigurinë me BE-në. Marrëveshja është plotësisht në përputhje me synimin tonë për ta bërë Shqipërinë një vend me kufij të hapur por të sigurtë, i shërben lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave por duke goditur paligjshmërinë. Lidhet me sigurinë ndërkufitare, luftën kundër trafiqeve, kontrabandës dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Thelbi është ngritja e një qendre të përbashkët ekspertësh nga policia dhe dogana e dy vendeve ku do shkëmbehet informacion dhe do bëhet analizë risku për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe kryesisht krimin kufitar. Ngritja e një strukture të tillë unike nga forma e lehtëson këtë proces. Nëse dikur ngriheshin mure betoni apo gardhe me gjemba sot ne po ngremë strukturë të përbashkët ekspertësh, ku do shërbejnë policë e doganierë shqiptar dhe greke ku do shkëmbejnë informacione në kohë reale”, tha ministri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gati të jap 150 qind për Antonio Conte

Story i radhës

Dënohen me nga 200 euro pronarët e dy lokaleve në Prizren, nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria

Të fundit nga

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë