Gati të jap 150 qind për Antonio Conte

“Një kënaqësi dhe një nder”. Rodrigo Bentancur, në mikrofonat e faqes zyrtare të Tottenhamit, direkt nga Uruguaji ku është i angazhuar me kombëtaren, flet për transferimin e tij në merkaton e janarit nga Juventusi te “Spurs”:

“Po arrij në një klub të madh, me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur, siç isha kur mësova për interesin e klubit për mua.

Të vesh këtë fanellë do të jetë një nder. Unë gjithmonë e kam dashur Premier League dhe tani kam mundësinë të luaj aty së bashku me lojtarë të nivelit të lartë”.

Për aventurën e tij në Premier League: “Do të më ndihmojë shumë të rritem si futbollist, do të jap gjithçka për të përfaqësuar Tottenhamin në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë jam një lojtar shumë taktik, që më pëlqen të mbuloj hapësirat.

Unë duhet të përmirësohem dhe e di që mund ta bëj. Conte është një trajner i madh, ai dëshiron 150% nga ekipi dhe unë do të mësoj shumë prej tij. Conte do të më përmirësojë edhe mendërisht, është një motiv i madh për mua”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qëllimi i martesës nuk është t’ju bëjë të lumtur!

Story i radhës

Ministri i Brendshëm tregon detaje nga marrëveshja me Athinën: Jo më mure e tela me gjemba, por…

Të fundit nga