ministri gashani dhe hasan arat diskutojne rrugen drejt lojerave mesdhetare 2030 69fccced7e387

Ministri Gashani dhe Hasan Arat diskutojnë rrugën drejt Lojërave Mesdhetare 2030

May 7, 2026
1 minut lexim

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim zyrtar Hasan Arat, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Evropian dhe ish-presidentin e klubit të mirënjohur turk, Beşiktaş.

Në këtë takim, z. Arat ishte i shoqëruar nga krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti.

Takimi u fokusua në mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Hasan Arat në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, veçanërisht për rolin e tij kyç në përzgjedhjen e Kosovës si organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030.

Gjatë bisedës u shkëmbyen ide për projekte konkrete që synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit, me fokus të veçantë te talentet e reja dhe forcimin e lidhjeve institucionale mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Gashani u shpreh optimist se ky bashkëpunim do të gjenerojë rezultate të prekshme për sportistët tanë në muajt në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtohen rastet ne bote alarmi hantavirusi i andeve perhapet nga njeriu tek njeriu 69fccc07ba837
Lajmi i mëparshëm

Shtohen rastet në botë, alarmi: Hantavirusi i Andeve përhapet nga njeriu tek njeriu

brace ngre alarmin per kontrabande nafte me kosoven 731 milione litra dyshohet se tregtohen ne shqiperi 69fccd54ccf53
Lajmi i radhës

Braçe ngre alarmin për kontrabandë nafte me Kosovën: 731 milionë litra dyshohet se tregtohen në Shqipëri

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë