Ferati Ulusoy

Ministri Ferati priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy

August 7, 2026
1 minut lexim

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për çështje me interes të përbashkët.

Gjatë takimit u theksua gatishmëria për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në fushat e arsimit, edukimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësisë turke në vend.

Ministri Ferati theksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjitha bashkësive etnike dhe sigurimit të mundësive të barabarta në të gjitha sferat e jetës shoqërore, përfshirë edhe zhvillimin e infrastrukturës.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit edhe me organizatat joqeveritare dhe institucionet turke që veprojnë në vend, përfshirë Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe organizata të tjera si MATÜSİTEB, në drejtim të realizimit të projekteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ministri Ferati dhe ambasadori Ulusoy shprehën gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese raste te reja me ethet e nilit perendimor 15 paciente te shtruar ne shkup 6a7604211bbc4
Lajmi i mëparshëm

Pesë raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor, 15 pacientë të shtruar në Shkup

kurti i shkruan leter hamzes ia ofron pdk se poziten e kryeparlamentarit keto jane detajet 6a761a93f40c0
Lajmi i radhës

Kurti i shkruan letër Hamzës, ia ofron PDK-së pozitën e Kryeparlamentarit – këto janë detajet

Të fundit nga

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshkuar kritikët dhe aktivistët e shoqërisë civile. Por, pasojat nuk kufizohen vetëm në pamundësinë për ta përdorur
ShkoLartë