kurti i shkruan leter hamzes ia ofron pdk se poziten e kryeparlamentarit keto jane detajet 6a761a93f40c0

Kurti i shkruan letër Hamzës, ia ofron PDK-së pozitën e Kryeparlamentarit – këto janë detajet

August 7, 2026
min lexim

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar këtij të fundit që PDK’ja ta ketë pozitën e kryetarit të parlamentit.

Përmes letrës së tij, Kurti i drejtohet Hamzës duke thënë se, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga të gjithë bashkë, siç e kërkon kushtetueshmëria.

Letra:

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza

Ju faleminderit për përgjigjen e sotme. Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegjial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg. Sidoqoftë, unë po i përgjigjem qëndrimit që keni shprehur ju në letrën e sotme.

E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/e duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj i/e cili/a zgjidhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit.

Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.

Image

Letra

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Ferati Ulusoy
Lajmi i mëparshëm

Ministri Ferati priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy

trafik i renduar ne elbasan fluksi i emigranteve ne gusht dhe levizjet drejt juglindjes veshtiresojne qarkullimin 6a761b0fa7b35
Lajmi i radhës

Trafik i rënduar në Elbasan, fluksi i emigrantëve në gusht dhe lëvizjet drejt juglindjes vështirësojnë qarkullimin

Të fundit nga

Zelensky vjen në Serbi: Çfarë fiton Vuçiqi?

Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, Volodymyr Zelensky mbërrin në Beograd. Presidenti i Ukrainës vjen në Serbi, një vend që vazhdon të refuzojë t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj
ShkoLartë