Ministri i Diasporës, Xhemail Çupi, në rrjetin social facebook ka njoftuar se në prag të ardhjes së mërgimtarëve në vendin tonë dhe sfidave me të cilat ata përballen ka dërguar sugjerime konkrete deri tek organet kompetente për të lehtësuar ardhjen e tyre.
“Në bazë të ankesave të diasporës sonë, sot dërgova sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.
Sugjerime e mia për këto çështje janë si më poshtë:
Të shfrytëzohen të gjithë potencialet dhe mundësitë kadrovike, teknike dhe organizative për rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë gjatë kontrollit të trafikut kufitar në hyrje/daljet e vendkalimeve
kufitare; dhe Të hapet korsi e posaçme shtesë posaçërisht për qytetarët tanë që jetojnë në diasporë”, ka shkruar minsitri Çupi. /SHENJA/