Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar aneks memorandume të mirëkuptimit me komunat e Gjilanit dhe Rahovecit.
Ai në rrjetin social Facebook ka theksuar se në Gjilan do të financohet projekti për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro. Ndërsa në Rahovec do të financohet projekti për rregullimin e shtretërve të lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro.
“Nënshkruam aneks memorandume të mirëkuptimit me komunën e Gjilanit dhe Rahovecit.
Gjilan – Financimi i Projektit për ndërtimin e kanalizimit të shtratit të Lumit në Dobërqan, në vlerë prej 105 mijë euro.
Rahovec – Financimi i Projektit për rregullimin e shtretërve të Lumenjve në fshatrat: Hoqë e Madhe, Hoqë e Vogël, Brestovc, Nagavc dhe Krushë e Madhe, në vlerë prej 60 mijë euro”, ka shkruar Aliu.