ministri aliti takon ambasadoren e suedise ne rmv ne fokus krijimi i administrates profesionale dhe efektive 62713423870da

Ministri Aliti takon ambasadoren e Suedisë në RMV, në fokus krijimi i administratës profesionale dhe efektive

May 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informative, Admirim Aliti ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë, Kristin Forsgren Bengstsson në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga ministria, në takim është biseduar për shumë sfera dhe shumë tema.

“Kemi biseduar sidomos për ndryshimet ligjore, përforcimin e institucioneve publike, riorganizimin dhe krijimin e një administrate profesionale dhe efektive që është njëri prej prioriteteve tona gjatë 100 ditëve të mandatit tim si ministër.

Ambasadorja shprehu gatishmëri për të na ndihmuar në të gjitha këto tema, e sidomos në përballjen me sfidat në zbatimin e ndryshimeve të nevojshme në luftën kundër korrupsionit, barazisë gjinore dhe vlerave tjera demokratike.

Ambasadoren e njoftova edhe për punën në sferën e digjitalizimit si mënyrë efikase për të parandaluar korrupsionin.

U dakorduam që takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliti.

MARKETING

RENT A CAR

koncert tematik gani grubi bilbili i carshise se shkupit 62712e8c01f04
Story i mëparshëm

Koncert tematik / Gani Grubi – Bilbili i Çarshisë së Shkupit

kovacevski ne aleksandropoli me projekte strategjike investojme ne pavaresine energjetike 62713461468d5
Story i radhës

Kovaçevski në Aleksandropoli: Me projekte strategjike investojmë në pavarësinë energjetike

Të fundit nga

ShkoLartë