Koncert tematik / Gani Grubi – Bilbili i Çarshisë së Shkupit

Me rastin e ditës së Evropës me 9 maj Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV sjell një nga figurat më karakteristike të artit shkupjan, Gani Grubin- bilbilin e Çashisë!

Kënga e tij plot dashuri për njerëzimin por dhe karakteri e puna ndër dekada arriti ta shëndrrojë në protagonist- promotor të paqes në vitet më të rënda për shqiptarët në Shkup. Nisur nga kjo 9 maj 2022 do të ringjallet figura e Gani Grubit duke risjellur këngët më të bukura të karrierës artistike por dhe segmente nga biografia e tij jetësore. Ju ftojmë që të ndiqni një spektakël të vërtetë me shumë nostalgji, nota shqiptare e profesionalizëm që do të shfaq trupa artistike e ansamblit shqiptar dhe të ftuarit special!

E fillim në orën 19:30 në sallën e vogël tē Filharmonisë së Maqedonisē! Shkupi dhe shkupjanët do të vërtetojnë dhe njëherë se dinë ti duan dhe çmojnë vlerat e tyre artistike e kombëtare!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bien ndjeshëm infektimet në Kosovë, sot vetëm 4 raste

Story i radhës

Ministri Aliti takon ambasadoren e Suedisë në RMV, në fokus krijimi i administratës profesionale dhe efektive

Të fundit nga