Ministri Aliti në Bruksel: Maqedonia e Veriut e ka të qartë objektivin e saj

December 6, 2022
1 minut lexim

Ministri i Administratës, Admirim Aliti po qëndron në Bruksel në kuadër të procesit të screening-ut, ku ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Marketing

Siç informon ai nëpërmjet facebook-ut, gjatë këtij takimi, janë shqyrtuar Reformat në Administratë Publike si një nga prioritetet kyçe të Qeverisë, ku sipas tij kanë theksuar se po punojnë në mënyrë intenzive për të mundësuar një administratë publike të depolitizuar,  kompetente, efikase, të përgjegjshme dhe transparente, e cila do të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

“Informova mbi përpjekjet e MSHIA në këtë drejtim dhe mbi situatën aktuale të përbërjes dhe funksionimit të administratës shtetërore.

Gjithashtu diskutuam për ligjet relevante në fushën e digjitalizimit, si bazë e përgjithshme për zbatimin praktik të zgjidhjeve të TIK-ut, që mundësojnë procedura administrative më të thjeshta dhe më të shpejta, por njëkohësisht sigurojnë një sistem efektiv në shërbime elektronike, që përmbush dhe përputhet me standardet dhe legjislacionet evropiane” shkruan ministri.  Ai ka potencuar se Maqedonia e Veriut e ka të qartë objektivin e saj dhe është në angazhim të plotë dhe shfrytëzim të të gjitha kapaciteteve që katalizojnë dhe sigurojnë parakushtet për integrim në Bashkimin Evropian.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ASH: MPB të ndalojë presionin ndaj shqiptarëve në Kumanovë, bisedat informative tentim për frikësim

Story i radhës

Ministria e Brendshme shuan çdo spekulim lidhur me djalin e zv/ministrit Bushi

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë