Me një program dyditor do të shënohet këtë javë 25 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike të vendit.
Aktivitetet organizohen nën patronatin e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, të drejtuar nga ministri Agon Ferati.
Shënimi i përvjetorit nis të mërkurën, më 12 gusht, me një panel diskutimi që do të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup, duke filluar nga ora 09:30.
Ndërkaq, të enjten, më 13 gusht, është planifikuar ceremonia kryesore e 25 vjetorit, e cila do të mbahet në Urën e Gurit në Shkup, me fillim në ora 19:30.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur dhe duke vendosur bazat për një sërë reformash në vend.


