30 autobuset e pare elektrike pritet te arrijne ne maqedoni ne dhjetor ose janar 6a7af463548b6

30 autobusët e parë elektrikë pritet të arrijnë në Maqedoni në dhjetor ose janar

August 11, 2026
1 minut lexim

Tridhjetë autobusët e parë elektrikë pritet të arrijnë në vend në dhjetor ose janar, ndërsa furnizimi i gjithsej 150 pritet të përfundojë për një vit e gjysmë. Është parashtruar një ankesë, e cila sot është refuzuar nga Komisioni i shkallës së dytë për ankesa për prokurime publike, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Përfundoi edhe procesi i ankesave, është parashtruar ankesë, e cila sot u refuzua nga Komisioni i shkallës së dytë, kështu që kësaj radhe procesi ka përfunduar plotësisht me sukses. Tani po hyjmë në procesin e nënshkrimit të një kontrate dhe nëse afati i dorëzimit është gjashtë muaj nga nënshkrimi i kontratës, kërkesa ime drejtuar ofertuesit, i cili tani do të jetë edhe kontraktori zyrtar i shtetit, do të jetë që autobusët e parë të mbërrijnë në dhjetor ose janar. Gjashtëdhjetë të tjerët do të mbërrijnë brenda 12 muajve dhe edhe 60 tjerë brenda 18 muajve. Në mënyrë që i gjithë dorëzimi të mund të përfundojë brenda një viti e gjysmë”, tha Nikolloski në “TV Sitel”.

Pasi të enjten në Qeveri u nënshkruan marrëveshjet për grantin investues nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjet për financim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat sigurojnë strukturën financiare për zbatimin e fazës së tretë të pjesës hekurudhore Kriva Palankë – fillimi i tunelit ndërkufitar me Bullgarinë, si pjesë e Korridorit hekurudhor 8, Nikolloski deklaroi se është jashtëzakonisht i kënaqur me dinamikën e zhvillimit të projektit dhe, tha, nëse gjithçka shkon mirë, pret punë intensive ndërtimi nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anne hathaway tregon barkun e shtatzenise ne jimmy kimmel pasi u akuzua se po shtirej 6a7af1bc3e6de
Lajmi i mëparshëm

Anne Hathaway tregon barkun e shtatzënisë në “Jimmy Kimmel”, pasi u akuzua se po shtirej

1786443105642
Lajmi i radhës

Ministri Agon Ferati organizon dy ditë aktivitete për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Të fundit nga

ShkoLartë