Ministri Admirim Aliti me homologun e tij bullgar nënshkruajnë Deklaratën për bashkëpunim

April 4, 2022
1 minut lexim

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Deklaratën për bashkëpunim me homologun e tij bullgar Bozhidar Bozhanov.

Në njoftimin thuhet, se kjo deklaratë ka për qëllim zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

“Sot, së bashku me homologun tim bullgar Bozhidar Bozhanov, nënshkruam Deklaratën për bashkëpunim, si pjesë e një takimi të grupit ndërqeveritar të punës mbi bashkëpunimin evropian – tranzicioni i gjelbërt, bashkëpunimi digjital dhe shteti i së drejtës.

Kjo deklaratë, mes Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Qeverisjes Elektronike të Republikës ë Bullgarisë, ka për qëllim krijimin, zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e shërbimeve elektronike konfidenciale dhe identifikimit elektronik”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliti.

 

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bastisje anti-drogë në Shkup(VIDEO)

Story i radhës

Dy klube angleze në garë për Eriksenin

Të fundit nga

ShkoLartë