Ministrat e Jashtëm të BE-së, të hënën takojnë homologët nga Ballkani

Të hënën (13 nëntor), Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së do të mblidhet për të diskutuar mbi agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike, raporton Klankosova.tv.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

“Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, ka thënë BE-ja në një njoftim.

Komisioni Evropian miratoi të mërkurën një paketë të madhe ndihme financiare për Ballkanin Perëndimor, e njohur ndryshe si “Plani i Rritjes”, prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.

Nga kjo shumë është planifikuar që deri në dy miliardë euro të shkojnë si grante, ndërsa katër miliardë do të shkojnë në formë kredie të favorshme apo investime kapitale.

Story i mëparshëm

Nuk flisnin prej vitesh, Irma dhe Eranda surprizojnë publikun me veprimin e papritur

Story i radhës

Milani gjen zgjidhje për sulmin

Të fundit nga