Ministrat e G7 paralajmërojnë Rusinë, kanë një thirrje për Kinën

May 14, 2022
min lexim

Ministrat e Jashtëm të G7, që përfaqësojnë kombet më të pasura në botë, thanë në një deklaratë të përbashkët të shtunën se “nuk do t’i njohin kurrë kufijtë që Rusia është përpjekur të ndryshojë me agresion ushtarak”, duke shtuar se G7 hodhi poshtë “çdo nocion të sferave të ndikimit dhe çdo përdorim të forcës që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Grupi gjithashtu i bëri thirrje Kinës, në një komunikatë të veçantë, “të mos e ndihmojë Rusinë në luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, të mos minojë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, të mos justifikojë veprimin rus në Ukrainës dhe të heq dorë nga përfshirja në manipulim informacioni, dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën agresioni të Rusisë kundër Ukrainës”.

Pas tre ditësh bisedimesh në Gjermani, grupi i ministrave të jashtëm shprehu kolektivisht “solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën, ndërsa ajo mbron veten kundër luftës së pajustifikueshme, të paprovokuar dhe të paligjshme të agresionit të Rusisë”.

Në prani të ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë, grupi shtoi se lufta kishte riafirmuar vendosmërinë e tyre për të “refuzuar përpjekjet e drejtpërdrejta për të rishikuar kufijtë me forcë në shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“Ne do të ndjekim ndihmën tonë të vazhdueshme ushtarake dhe të mbrojtjes për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë. G7 do të zgjerojë gjithashtu sanksionet e saj “për të përfshirë sektorët nga të cilët Rusia ka një varësi të veçantë”, pa dhënë më shumë detaje në deklaratë, raporton CNN, përcjell “Bota sot”.

Ministrat e Jashtëm të G7 theksuan mbështetjen e tyre për stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë dhe i bënë thirrje Bjellorusisë që të “ndalojë së mundësuari agresionin e Rusisë” dhe “të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”. Ekziston frika se Rusia mund të nisë një front të ri në luftën në Evropën Lindore nëpërmjet Transnistrisë, një territor i shkëputur brenda Moldavisë që ka strehuar trupat ruse për dekada.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sonte finalja e madhe e Eurovisionit, këta janë finalistët

Story i radhës

Idiotët me patriotizëm socialkomunist të qenit: Edi Rama, Fatos Nano …

Të fundit nga

ShkoLartë