Miniera e harruar

min lexim

Minatorët e Novobërdës punojnë në kushte të vështira. Miniera që dikur ishte në funksion të plotë, tashmë numëron pak më shumë se 100 minatorë.

Makineria e vjetruar e bën të vështirë punën. Minatorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit. 

Edhe pse në kushte të vështira, aty çdo ditë nxirren me mijëra tonelata me plumb e zink.

Për të mbërritur deri te miniera, rruga është e gjatë dhe e vështirë.

Madje për katër ditë me radhë, minatorët e minierës së Novobërdës nuk kanë punuar si pasojë e kësaj rruge. Vërshimet i kishin pamundësuar lëvizjet. 

Por fare më mirë nuk qëndron as miniera ku punojnë këta minatorë.

Makineri e amortizuar e stërvjetruar, kushtet të vështira për punë e pa asnjë kujdes nga ana e shtetit. 

Minatorët që punojnë në zgafellat e kësaj miniere ankohen për paga të ulëta, ndërsa bëjnë thirrje për investime të reja për t’ua lehtësuar punën.

” Zakonisht e fillojmë punën prej orës 6:00 deri në ora 14:00 , kushtetet i kemi të rënda,e  rrugën e kemi shumë të keqe, kurse investime brenda nuk ka”, thotë minatori Valon Kimolli. 

“Shkojmë në grupe, shpim dhe minim si dhe ngarkim të xehjes nëpër horizonte deri te bartja e xehës jashtë’’.

E minatori tjetër, Kadri Avdyli thotë se me paga nuk janë të kënaqur. ”Me rroga nuk jemi të kënaqur, pasi ka shtrejtime të mëdha, e kushtet për punë janë shumë të vështira.”.

Drejtori i minierës, Arben Ramadani, tha se në këtë minierë punojnë 120 punëtorë, 65 prej tyre punojnë brenda.

“Qëllimi është të realizohet prodhimi diku afër 45 mijë ton, e deri tash i kemi 36 mijë vagona që bëjnë diku gati 40 mijë tonë”, thotë Arben Ramadani, drejtor në minierën “Artana”. 

“Sfidat janë si në minierë  punojmë çdo herë, rreziku është i përhershëm”. 

Mesatarja e prodhimit brenda muajit e kësaj miniere sillet rreth 3500 deri në 4000 ton plumb edhe zink.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Felix mund të huazohet në Ligën Premier në janar

Story i radhës

Urgjentisht: Ose KFOR-i, ose Policia e Kosovës t’i largojë barrikadat në veri!

Të fundit nga