Urgjentisht: Ose KFOR-i, ose Policia e Kosovës t’i largojë barrikadat në veri!

Jemi në fillim të javës së tretë të vendosjes së barrikadave në veri të vendit nga huliganët serb. Në shenjë proteste për arrestimin e një serbi, ish polic i akuzuar për sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe policisë së Kosovës. Është e papranueshme vazhdimi i kësaj gjendje surreale, nga disa banditë të dorëzohet komplet KFOR-i, pa qenë më gjendje t’i largojë.

Në vend të reagimit të forcës nga KFOR-i pretendojnë në zgjidhjen e saj me dialog. Në kundërshtim me vlerat e saj, të shteteve që përbëjnë forcat ndërkombëtare në Kosovë me parimin ” nuk negociojmë me terroristë”, në vendet e tyre nuk negociokan me terroristë e në Kosovë po, standard i dyfishtë. Nuk negociohet me terroristë askund në botë, me ata që bllokojnë rrugët në pengim të zbatimit në ligjit vetëm forca kryen punë.

Nëse KFOR-i mendon të arrijë marrëveshje me banditët serb, vetëm sa do i trimërojë duke i bërë faktorë banditët, e papranueshme. Sa më shumë të zgjat kontrollimi i veriut nga bandat aq më shumë do të trimërohen, shtohen e për rrjedhojë edhe do të minimizojnë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të vendosur rend dhe ligj. KFOR s’duhet të lejojë asgjë, vetëm forca i detyron serbët të zmbrapsen.

Faktori ndërkombëtarë në krye me SHBA besoj të kenë kuptuar përdorimi i barrikadave nga Vuçiqi për presion për formimin e asociacionit. Kështu që, ligji në veri të funksionojë bashkë me forcën. Tani është koha për t’i dhënë goditje të fortë lojërave të Vuçiqit dhe banditëve të tij në veri, ndryshe mision i NATO-s dhe KFOR-it për të siguruar sovranitetin në të gjithë vendit dështon.

Institucionet e Kosovës në anën tjetër të jenë më të zëshëm ndaj gjendjes në veri, të paralajmërojnë se do të ndërhyjë për të larguar barrikadat nëse KFOR-i nuk e bën një gjë të tillë, dikush duhet t’u tregojë banditëve se s’mund të veprojnë si të duan. Mos të humbet kohë…tani është koha, banditët s’mund të bëjnë ligjin.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Miniera e harruar

Story i radhës

Legjenda e futbollit Pele, në gjendje të rëndë në spital duke luftuar me kancerin

Të fundit nga