Minçevi bllokon punësimet me Balancer – Reagon Arta Bilalli: Vendimi anti-shqiptar!

September 30, 2024
1 minut lexim

 

Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve nga sektori publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues” gjatë punësimit në administratën publike. Nga aty theksojnë se procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik.

MINISTRIA E ADMINISTRATËS

“Në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut U.Nr. 90/24, të datës 18 shtator 2024, Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve të sektorit publik, të parashikuara në pikën 1 të këtij Vendimi. Procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik vazhdon, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik nuk është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (nëtë ashtuquajturën shpallje publike nuk theksohet përkatësia e një komuniteti dhe as kandidati nuk detyrohet në aplikimin ta theksojnë përkatësinë e komunitetit) kumtuan sot nga Ministria.

Kundër këtij vendimi ka reaguar ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli e cila vendimin e ka cilësuar si anti-shqiptar.

ARTA BILALLI ZENDELI – ISH DEPUTETE

“Ministri i administratës publike në Qeverinë VMRO-sVLEN-ZNAM udhëzon institucionet publike t’i ndërpresin të gjitha konkurset që janë përgatitur e shpallur në pajtim me balanserin si mekanizëm për përfaqësim të drejtë dhe adekuat; Duke e marrë parasysh se falë atij parimi, shqiptarët e morën vendin e merituar në institucione duke arritur përqindje prej mbi 20%, ky Udhëzim është thjeshtë anti-shqiptar”, ka shkruar Zendeli.

Gjyqtarët kushtetues në seancën e mbajtur më 18 shtator vendosën të hapin një çështje për përdorimin e “balancuesit” gjatë punësimit në administratë publike. Ndërkohë, derisa të vendosin nëse është kushtetuese apo jo, “balancuesi” do të jetë i “ngrirë”.

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti për javën e parë të tetorit: Priten reshje të dendura shiu

Story i radhës

Marine Le Pen në gjyq për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë