moti per javen e pare te tetorit priten reshje te dendura shiu 66faad6464cc3

Moti për javën e parë të tetorit: Priten reshje të dendura shiu

September 30, 2024
1 minut lexim

Ditët e para të kësaj jave do të mbesin nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, mirëpo edhe atyre më të ftohta, sidomos në ditën e para të javës.

Nën këto kushte, dita e sotme po karakterizohet me diell dhe vranësira por më e freskët, për shkak të prezencës së masave të ftohta.

Dita e martë dhe e mërkurë parashikohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave nga dita në ditë, me përjashtim për në mëngjesin e së martës, ku temperaturat minimale pritet të zbresin afër pikës së ngrirjes, e në zona të caktuara mund të zhvillohen kushtet edhe për brymë e për mjegull.

Në ndërkohë një ciklon që vie nga Atlantiku, do të sjellë fillimisht përkeqësim të motit të Shqipëri gjatë mbrëmjes, së mërkurës e më pas gradualisht të enjten në Kosovë.

Pra, të enjten parashikohet mot me diell e vranësira, ku priten reshje lokale shiu.

Nga dita e premte e në fundjavë, cikloni pritet të fuqizohet i mbi rajon, duke sjellur vranësira të shpeshta dhe lokalisht kohë pas kohe reshje të dendura shiu. Nuk përjashtohet mundësia edhe për vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 24°C.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pjese e uniformave blu prej vitit 2005 kush eshte ilir poda emri i drejtorit te ri te policise se shtetit ne tryezen e rames 66faac36bf156
Story i mëparshëm

Pjesë e uniformave blu prej vitit 2005/ Kush është Ilir Poda, emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit në tryezën e Ramës

mincevi bllokon punesimet me balancer reagon arta bilalli vendimi anti shqiptar 66fab2c869a5e
Story i radhës

Minçevi bllokon punësimet me Balancer – Reagon Arta Bilalli: Vendimi anti-shqiptar!

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë