“Milosheviçi “flet shqip”

April 25, 2022
min lexim

Arkivi i facebook sapo më nxorri këtë shkrim të shkurtër të botuar 31 vjet më parë,  më 17 shtator 1991 dhe futur në facabook më 25 prill 2018. Dëshiroj të shtoj se me nismën dhe këmbënguljen e kryetarit dhe deputetit të PR-së, Sabri Godo, disa ditë më vonë u organizua edhe një debat në Parlamentin e Shqipërisë, bazuar tek informacioni dhe alarmi i dhënë në këtë shkrim. Mund të kujtojmë se kjo “traditë” vazhdon edhe në ditët tona. Më 19 prill 2022, kreu i SHISH- it, Helidon Bendo, deklaroi në raportimim e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend se “shërbime sekrete të vendeve jo miqësore veprojnë aktivisht në vendin tonë… “.Merret me mend se me çuarjen përpara të “Ballkanit të hapur” Vuçiç- Rama, do të kenë hapësira e lehtësira më të shumta e më të mëdha…!

Natyrisht Slobodan Milosheviçi nuk mund të thotë se di të flasë në gjuhën shqipe. Për hirë të së vërtetës, as e ka çuar ndonjëherë ndërmend ta lodhë trurin për të mësuar aq sa të komunikojë në shqip, qoftë edhe sa për t’u marrë vesh pa përkthyes, me disa nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë në Beograd apo në Prishtinë. Nënkuptohet arsyeja: ata e kanë për detyrë të flasin, sidomos në Beograd, vetëm në gjuhën e tij, në serbo-kroatisht. Por në një debat në Parlamentin jugosllav në një nga ditët e para të shtatorit 1991, të transmetuar direkt edhe në TV Titograd, ai u shpreh fare hapur, apo siç themi ne, shqip apo troç fare. Kur lideri i opozitës, Vuk Drashkoviç e pyeti se si ishin menaxhuar rreth 20 milionë dollarë të planifikuar për vitin 1991 në buxhetin federal për Shqipërinë, duke nënkuptuar edhe dyshimin për korrupsion, Milosheviçi i dha një përgjigje shumë domethënëse dhe diplomatike: – E ftoj shokun Drashkoviç të shkojë në Shqipëri që të shikojë me sytë e tij se si është katandisur ky vend brenda një kohe të shkurtër.

Për këtë përgjigje “të sinqertë” duhet të ndjejmë mirënjohje ndaj Milosheviçit, sepse na dha një ndihmë të vyer për të kuptuar dhe për të nisur të hetojmë se ku janë investuar milionat jugosllave, në cilat “projekte” dhe xhepa kanë përfunduar. Pas përgjigjes së Milosheviçit mund të sillen ndërmend masakrat e kryera në kuadrin e strategjisë së “tokës së djegur” mbi plantacionet e portokalleve, limonave, mandarinave dhe ullinjve në zonat bregdetare të jug-perendimit; mbi plantacionet e mollëve, dardhave dhe qershive në zonat lindore; mbi fabrikat, uzinat dhe kombinatet në qytete, mbi minierat dhe pyjet…

Kjo përgjigje na lejon të mendojmë se mes atyre dhjetra kosovarëve që hapën biznese, sidomos në Tiranë dhe Durrës, duke përfshirë edhe blerjen e disa  “motrave”, vajzave dhe nuseve të reja nëpër hotele për 10-50 dollarë, disa erdhën dhe u reklamuan si biznesmenë me dollarë nga fondi shtetëror i Milosheviçit. Duke u thelluar në analizë, na lind e drejta të mendojmë se me qindra mijëra dollarë apo disa miliona nga ky fond mund ta kenë nisur rrugën e bizneseve, sidomos në fushat e ndërtimit, të industrisë së lehtë, të tregtisë, e tj., edhe disa qytetarë të Shqipërisë, kryesisht dhe jo rastësisht me bindje të majtë, që na u bënë biznesmenë, siç dalin këpurdhat pas  shiut…

Përgjigja e Milosheviçit dhe ky shkrim mbi bazën e saj janë dy këmbana alarmi. Një analizë më të thellë e kanë për detyrë të bëjnë Parlamenti dhe institucionet e specializuara qeveritare, kuptohet nëse…nuk ka mes tyre  përfitues jo të pakët nga bujaria e Milosheviçit…ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve…

Gazeta “KOSOVA”, “Republika”, 17 Shtator 1991

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë

Story i radhës

Një aeroplan trajnues u rrëza midis ndërtesave të banimit në Bursa të Turqisë, dy të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë